Ambasadori zviceran: Interes për infrastrukturën në Shëngjin – RTV Ora News- Lajm i fundit-



Lezhë – Pozicioni strategjik gjeografik po e shndërron gjithmonë e më shumë në një destinacion me interes për investime Shëngjinin. Ambasadori i Zvicrës në vendin tonë Cristofor Graff ka zhvilluar një vizitë pune në këtë Komunë, ku gjatë takimit me kryekomunarin Kacaj është diskutuar rreth projekteve që po financohet nga Qeveria Zvivceriane. Kjo e fundit ka interes në Menaxhimin e pyjeve dhe zhvillimin e turizmit.
“Zvicra e ka mbështetur këtë projekt që në fakt fokusohet në ekoturizëm dhe në pyje, por po shohim mundësinë e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera me qëllim që ta mbështesim Shëngjinin. Aktualisht po shoh çfarë ndodh në terren dhe do raportoj në Zvicër për rezultatet. Dua të them që Zvicra për një kohë të gjatë do të vazhdojë të bashkëpunojë më Shqipërinë duke ofruar asistencë në fusha të ndryshme.”
Bashkëpunimi midis Komunës së Shëngjinit dhe Ambasadës Zviceriane pritet të sjellë investitorë që përkthehet në përmirësim të infrastrukturës turistike të zonës bregdetare.
Për më shumë klikoni në https://www.oranews.tv/


Post time: Jun-21-2017
WhatsApp Online Chat !